Kosova shënon sot nëntë-vjetorin e pavarësisë së saj. Ajo u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008, duke i dhënë kështu fund një kapitulli të gjatë me Serbinë.
Deklarata e pavarësisë, u bazua në Planin Gjithëpërfshirës të presidentit Marti Ahtisaari, si dokument i koordinuar mes autoriteteve të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian, që e njohën shtetin e Kosovës.
Kosova ende nuk ka bërë të mundur anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Funksionimi jo shumë efikas i institucioneve, mungesa e sundimit të ligjit sidomos kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten kritere ende të papërmbushura në nivel të kënaqshëm.
Në raportin e fundit të Transparency International, Kosova renditet në vendin e 95-të, në mesin e 178 vendeve të vlerësuara.
Duket se ajo ka ende një punë të madhe për të bërë.