Aktualitet Në pranga 5 shqiptarë në Itali, i bënë minorenet prostituta. Njëri nxorri...

Në pranga 5 shqiptarë në Itali, i bënë minorenet prostituta. Njëri nxorri në rrugë edhe të fejuarën (VIDEO)

5 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane në Napoli, pas një hetimi që ka zbuluar se banda e tyre kishte rekrutuar dhe detyruar gra dhe vajza të reja të kryenin prostitucion.

Mes vajzave të shfrytëzuara kishte edhe minorene.

Ata janë: Osman Hasko, Artan Zeqja, Fatjon Dedja, Shkumbin Muça dhe Aqif Hasko.

“Ansa” shkruan se ka një urdhër te Gjykatës se Napolit ne Kazerta, që është ekzekutuar gjate një operacioni mëngjesin e kësaj te enjteje ku u janë arrestuar pese shqiptarë, emrat e te cilëve nuk janë bere ende te ditur.

Arrestimet u kryen në një operacion blic në orët e para të mëngjesit dhe të akuzuarve u është caktuar masa e arrestit me burg.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u kishin siguruar vajzave edhe dokumente false për të fshehur moshën e vërtetë.

Hetimi për këtë bandë shqiptarësh kishte nisur nga janari deri në korrik 2015, ku u pa se katër persona nga Shqipëria, që të gjithë i përkasin të njëjtës familje, pasi kishin rekrutuar dy të mitura me kombësi rumune dhe shqiptare dhe detyruar të prostituonin, ishin përpjekur për të fshehur moshën e tyre nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Njëra prej minoreneve ishte e fejuara e Osman Haskos, djalit te Aqif Haskos.

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27-vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi.

Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.