Politika Sot mbahet Kongresi i PS, ja axhenda e punimeve

Sot mbahet Kongresi i PS, ja axhenda e punimeve

Mblidhet sot Kongresi i Partisë Socialiste. Ashtu siç është përfolur edhe më herët, ky event i madh për socialistët do të nisë në orën 10:00, ku do të pasohet nga shumë diskutime. Kongresi pritet që të vendosë ndërprerjen e mandatit për krerët aktualë të PS në degët e rretheve, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja që do të mbahen në javët e para të majit.

Me këtë lëvizje, kryetari i PS-së, Edi Rama synon t’i hapet rruga riorganizimit të partisë dhe nisjen e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv. Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar. Sa i përket temave të tjera, mësohet se do t’i kushtohet rëndësi; politikës së jashtme, marrëdhënieve me Europën, gjithashtu edhe energjisë.

Siç e përcakton edhe axhenda e bërë publike, fjalën hapëse të punimeve do ta këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, më pas ish-ministri Ditmir Bushati, ministrja Elisa Spiropali, ndërsa momenti kulmor mbetet fjalimi i Ramës, si kryetar i PS-së, njëherësh edhe kryeministër. Ndërkohë, që pikëpyetje e madhe ngelet fakti nëse do të ketë apo jo ndryshime në qeveri.

AXHENDA

II.Rendi i punës së Kongresit të Partisë:

A)Çelja e punimeve të Kongresit

12:00 – HAPJA E PUNIMEVE – Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PSSH – Damian Gjiknuri.

12:05 -KËSHILLIMI KOMBËTAR – Elisa Spiropali-Paraqitje e rezultateve të procesit.

12:20 – HAPJA DHE FUQIZIMI I PS – Ditmir Bushati – Akademia, vizioni dhe roli i saj në përthithjen dhe zhvillimin e kapaciteteve në radhët e PS.

12:30 – PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës – Taulant Balla.

12:35 – Fjala e Kryetarit të PSSH-së z.Edi RAMA.

B) Sesioni i punimeve formale

13:30 – Çelja e pjesës organizative.

13:35 – STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së.

13:45-PROPOZIME për shtesa dhe përmirësime në draft statutin e PSSH-së. VOTIM i ndryshimeve në statut.

Ora 14:00- DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale për komunikimin me strukturat e partisë dhe publikun.

14:15 – DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

15:00- MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT