107 vjet më parë, më 14 prill të vitit 1912, ndodhi tragjedia detare më e madhe në botë, mbytja e Titanikut të famshëm në ujërat e ftohta të Atlantikut, në të parin udhëtim: nga Sauthamptoni në Angli, drejt Nju Jorkut në SHBA.
Arsyeja e fundosjes së saj tragjike, përjetësuar dhe në filmin me një të njëjtin titull, një tip romance e ndërthurur me dramën, është vulosur tashmë: përplasja me një ajsberg.
Por duket se nuk është kështu.
Kapiteni L.M.Collins, i cili ka përvojë në ujërat e Atlantikut të Veriut ku Titanic u mbyt, thotë se kjo versioni i përplasjes me ajsberg nuk është realist.
Në vitin 2002, Collins publikoi një libër me titull “Mbytja e Titanikut”, ku ofroi tre versione për të cilat besonte se Titaniku u mbyt, ku gjithsesi akulli mbetet si arsye.
“Unë jam i bindur se është e pamundur që anija të përplaset me ajsberg, por Titaniku është viktimë e shtresës akullore të Arktikut. Akulli i Arktikut është një akull shumë i trashë dhe shumë i vështirë në përballje”, tha ai.
Sipas Collins, edhe anijet të tjera të shumta janë mbytur në të njëjtën mënyrë, duke u çarë nga shtresa e akullit.
“Nuk ka prova të besueshme se Titaniku ka goditur ajsbergun”, këmbëngul Collins.
Sipas asaj që shkruan Collins, dy marinarët e ngarkuar me vëzhgimin patën një iluzion optik kur ngatërruan mjegullën me shtresën e akullit
Sipas tij, edhe ligjet e fizikës diktojnë faktin se Titanik nuk goditi asnjë ajsberg.
“Nëse do të kishte ndodhur kjo, anija do të fundosej me minuta e jo me orë”, përfundoi Collins.
Anija kishte rreth 2,200 pasagjerë në bord, ku më shumë se 1,500 prej tyre humbën jetën në atë tragjedi.