Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duke thënë se ata janë të dy përgjegjës për situatën e krijuar dje në selinë e Partisë Demokratike.
Në një komunikim me qytetarët, Rama u shpreh se dje ajo që ndodhi është një ulërimë dhe shtoi se u shmang “kafshimi i përgjakshëm”.
“Nuk ka argëtim në skenat e djeshme, janë trishtim, janë ulërimë e një mungese të madhe papërgjegjshmërie, janë një kafshëri që është një fazë e avancuar e një kafshe politike. Dje pamë një kafshëri për zgjedhjen e mjeteve për t’u mbrojtur dhe për të sulmuar. Fatmirësisht u shmang kafshimi i përgjakshme, por pavarësisht se u shmang kafshimi i përgjakshme, nxitësit e kafshimit janë aty dhe janë përgjegjës”, tha ai.
“Sot vendi nuk ka opozitë”
Kryeministri Edi Rama sot ka deklaruar se vendi nuk ka opozitë. Sipas tij opozita nuk është Partia Demokratike, pasi sipas tij kjo parti nuk e lufton mendërisht qeverinë, por e lufton me motolov dhe dhunë.
“Sigurisht ky vend ka nevojë për opozitë, sigurisht që ku vend nuk ka opozitë sot. Ky vend nuk ka opozitë për atë që ndodhi dje, por ka kohë që nuk ka opozitë. Sepse nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh gjithë këto vite., Një opozitë e cila të sfidon fizikisht nuk është opozitë, ajo është e destinuar që të humbasë në vazhdim.
Një opozitë që nuk të lufton mendërisht, që nuk të sfidon me kurajën për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk të sfidon me guximin për të projektuar të ardhmen me forma shumë të më të avancuara se ato të opozitës.
Ata që dje ishin të ndarë kanë qenë për shumë vite bashkë, kanë ardhur këtu poshtë dhe kanë përdorur të njëjta mjete. Disa vazhdojnë akoma t’i përdorin dhe disa të tjerë po i pësojnë në kurriz”, tha Rama.
“Basha dhe Berisha dje ishin gati të sakrifikonin demokratët”
“Mund të kishte degjeneruar në gjakderdhje. Por dy kufomat politika ishin gati që ta luanin lojën e marrjes së kështjellës edhe me gjakun e demokratëve.
Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz. Policia dje ka pasur sfidën më të madhe. Policia e stërviten në tërë këto vite për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik në agresionin ndaj godinave dje meritoi respektin e të gjithëve”, tha Rama.
Protesta tek PD, Rama: E pandodhur kurrë më parë, u dëmtua Shqipëria
Lidhur me protestën, Rama tha se kjo ngjarja e djeshme nuk ka ndodhur më parë dhe se u dëmtua Shqipëria
“Ndodhia e djeshme ishte shumë e rendë për demokratët, por ishte e rëndë për të gjithë shqiptarë dhe për Shqipërinë. Disa miq të huaj më kanë marrë dhe më kanë pyetur shumë të habitur nëse ka qenë e vërtetë ajo që ndodhi. Sepse lajmi mori dhenë dhe ishte një lajm absurd krejt befasues sa i rëndë aq edhe qesharak, që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj.
Është diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është diçka që shkon përtej çdo logjike. Një zhvillim i kësaj natyre e dobëson kundërshtarin politik, por godet dhe vendin. Kjo kulturë politike ka marrë një goditje të tmerrshme, kjo shkon përtej dobësimin e kundërshtarit politik, por dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi. Dëmton edhe gjithë kornizën institucionale të vendit. Kjo është përgjegjësi e të dy personazheve që janë të dy pa vizion ardhmërie. Këto dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë”, tha Rama.