Aktualitet Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 37-vjeçari nga Lezha i dënuar në Itali

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 37-vjeçari nga Lezha i dënuar në Itali

Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Policia thotë se ka kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Sipas policisë, 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.