President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është thirrur në SPAK, ku pjesë e pyetjeve kane qenë edhe lëvizjet e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Në deklaratën për mediat, Meta tha se nuk kishte dijeni për llogaritë e bëra nga Kryemadhi, edhe kjo e fundit e thirrur në SPAK ndaj së cilës ka nisur një hetim pasuror.
Sipas Metës, detyrat në shtëpi ishin të ndara, Meta bënte politike dhe Kryemadhi merrej me llogaritë.
“Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, iu thashë që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim, nuk është drejtësi”, tha Meta.
Për ish-presidentin, një deklaratë e tij, nuk rëndon pozitat e Kryemadhit, por është e vërteta.
“Nuk rëndoj asnjë pozitë se kjo është e vërteta dhe besoj se ajo i ka mbajtur llogaritë sipas ligjit”, përfundoi Meta.