Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
SPAK kërkon 4 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako.
SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion, i kanë shkaktuar shtetit një dem prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në incenerator dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. I njëjti vendim është marrë edhe për 6 të pandehurit e tjerë për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në rast se shpallen fajtorë, ata do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën.
Sipas prokurorisë, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë Euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë Albtek Energy: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.