Aktualitet SPAK kërkon arrestimin e kandidatit të LSI-së në qarkun e Tiranës

SPAK kërkon arrestimin e kandidatit të LSI-së në qarkun e Tiranës

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Policisë së Shtetit të arrestojë Etjon Jokën, kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Mbi Jokën rëndon akuza e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën për heqjen e “arrestit me burg” ndaj Jokës.

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, Joka u shfaq në një video, ku dyshohet se i jepte një shumë parash një qytetari në këmbim të votës.