Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 15 urdhër-arreste.
SPAK ka firmosur urdhër-arrestet në lidhje me abuzimet për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
SPAK ka firmosur “arrest në burg” për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapa, ndërsa “arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.
Mes tyre është edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tushe.