SPAK lëshon urdhër-arresti për Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Urdhër-arresti është lëshuar për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit, pas një hetimi që ka nisur 2 vite më parë.
Pak muaj më parë “Rrumi” u shpall në kërkim nga Policia e Durrësit për heqje të paligjshme të lirisë pas dëshmisë se vëllezërve Beqiraj.
Dyshohet se Laho organizoi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj në autostradës Tiranë-Durrës, pasi këta të fundit po planifikonin ta vrisinin.
Sakaq, më 1 nëntor të vitit 2019 iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, teksa ky ishte në makinë me Aleksandër Lahon dhe shoferin Andi Maloku. Maloku humbi jetën në ngjarjen e rëndë.