Aktualitet SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare të Ervin Matës

SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare të Ervin Matës

DEDAN GJONI, ERVIN MATA DHE ERZEN BRECANI

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC – “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij.

Ndërsa Ervin Matës i janë sekuestruar llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të apo familjarëve.

Sekuestrot janë vendosur pasi SPAK dyshon se janë të ardhura nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Këtë të premte në Apelin e Posaçëm do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros, por u shty për një datë tjetër.

Mes personave nën hetim pasuror është edhe këngëtarja Elvana Gjata.

Ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u ndalua pas zbardhjes se disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.