Sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi do të jetë në dispozicion të trajnerit Luçiano Spaleti për sfidën e ditës së nesërme që Interi do të luajë në transfertë ndaj Xhenoas.
Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës zikaltër në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme.
“Ikardi është grumbulluar. Ajo që ka bërë Marota është një punë përcaktuese, ai bëri të mundur që palët e përfshira në këtë mes të arrijnë në një marrëveshje reale dhe jo virtuale. Tani Mauro është në kondicionin e duhur për të ndihmuar ekipin. Për ne ai është shumë i vlefshëm, madje më shumë se Mesi dhe Ronaldo bashkë, por kur është pjesë e skuadrës”, u shpreh Spaleti duke bërë një kthesë të madhe pas fjalëve që tha pas takimit me Lacion, ku e sulmoi argjentinasin.