Ajo që po ndodh në Spanjë me shifrat e përhapjes së koronavirusit dhe numrin e viktimave është fatkeqësisht një kopje e Italisë.
Sipas lajmeve që vijnë nga mediat spanjolle, spitalet në Madrid po përjetojnë një dramë të vërtete njerëzorë. Të mërkurën vdiqën në Madrid 108 persona në 24 orë, pra një mesatare e më shumë se një viktime çdo 15 minuta.
Në rajonin e Madridit janë 590 persona në terapi intensive në gjendje të rëndë dhe duket sikur është një gjendje lufte, shkruajnë mediat iberike.
Këtë të enjte situata ka qenë edhe më e rëndë. 192 persona kanë gjetur vdekjen, pra 84 veta më tepër sesa e mërkura.
Rreth 18 mijë janë njerëzit e infektuar në këtë vend, me një rritje të pabesueshme prej 3200 rastesh në vetëm 24 orë. Përhapja e virusit ka një marzh ditor të përafërt me 20-25%.
Ndërkohë numri total i të vdekurve ka shkuar deri më tani 830.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë i ka bërë thirrje 30 mijë mjekëve dhe infermierëve që nuk kishin gjetur një punë në sistemin shtetëror, që të ofrohen vullnetarë në këtë situatë katastrofike.