Ish drejtori i Informacionit në TCH Bledar Zaganjori nuk ka mundur të përmbahet në rrjetin social Facebook, duke dalë edhe nga kornizat e komunikimit etik.
Ish drejtori e ka me dikë që sipas tij ka shpifur virtualisht por nuk shpjegon konkretisht se për çfarë shpifjesh e ka fjalën.
“Qenka zgjuar dhe paska dalë së fundi një skuth që paska shpifur virtualisht në çdo gërmë dhe në çdo fjalë që shkruan. Janë disa dhjetra të tjerë që në vend të ndalen e të mendojnë vetëm një çast, pa pretenduar që të vërtetojnë nëse shpifja qëndron apo jo, të cilët diskutojnë, japin mendim dhe analizojnë diçka që as e dijnë dhe as e kanë parë. Ata që e dijnë të vërtetën nuk flasin. Mirësevini në botën e shpifësve dhe maskarenjve që e shesin veten si *ar i kulluar”, shkruan Zaganjori.