Një shkollë në Teksas të SHBA-ve ka votuar në mënyrë unanime për të përjashtuar një mësuese që raportoi nxënësit e pa dokumentuar (emigrantë ilegalë), duke iu drejtuar presidentit të vendit, Donald Trump në Twitter.
Shkolla e largoi nga puna pa të drejtë kthimi mësuesen Georgia Vlark, e cila kishte përvojë në mësimdhënie dhe në gjuhë dhe arte.
Në postimin e saj në rrjetin social, ajo shkroi:
“Z. President, unë kam kërkuar ndihmë në raportimin e emigrantëve ilegalë në shkollën FWISD ku unë punoj. Ajo është e mbushur me emigrantë të paligjshëm nga Meksika.
Shkolla është zaptuar nga ta, shpërndarësit e drogës po sillen nëpër konvikte dhe nuk u dënuan kur u gjetën provat”, ishte ankuar ajo në rrjetet sociale.
Duke qenë mediat më të popullarizuara të kohës, Facebook dhe Twitter janë shndërruar në platformat më të shpeshta të komunikimit, shumë institucione por dhe kompani private, para se të punësojnë dikë “lundrojnë” në identitetin virtual të aspirantit për punë, gjë ka ndikim në përzgjedhjen e kandidatëve më të përshtatshëm.