Blaise Matuidi e ka kaluar pa shumë dëme COVID-19. Ndërsa të shumtë janë ata persona, të cilët vuajnë jo pak gjatë shërimit, madje me mijëra kanë humbur jetën, francezi duket se ka një formë sportive të jashtëzakonshme.
Madje, ai theu edhe rekordin e vendosur pak më parë Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez bëri 142 palosje për muskujt e barkut në 45 sekonda dhe sfidoi atletët e tjerë anembanë botës të bënin më shumë se ai.
Por shoku i tij bardhezi ia doli të bëjë dy më shumë.
“Vëlla, më vrave! Herën tjetër do të vrapojmë”, ishte mesazhi i Matuidisë.
Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Isabelle, kishte lajmëruar se rezultati i testit të koronavirusit kishte dalë negative, megjithatë do t’i duhet të qëndrojë edhe 2 javë të tjera në izolim. Kujtojmë që Matuidi ishte një ndër futbollistët e “Zonjës së Vjetër” që u prekën nga koronavirusi.