Padyshim që Big Brother Albania 9, është ndër më të shumëpriturit, i cili do të rikthejë pas një edicioni mungesë prezantuesen tradicionale të tij, Arbana Osmanin.
E ndërsa fillimi mund të jetë 12 Marsi, gjatë të enjtes (23 Shkurt 2017) është xhiruar edhe spoti i cili do të paralajmëroj startimin e spektaklit të vëllait të madh.
Ndërkohë mbeten ende gjëra sekret nga reality show më i ndjekur në ekranin e televizionit Shqiptar.
Ashtu si produksioni ka njoftuar, këtë vit nuk do të ketë një por disa opinionist, emrat e të cilëve mesa duket stafi gjigand i formatit të Endemol, po përpiqet ta ruajë deri në natën e fillimit të edicionit të BBA 9.