Sport Stadiumi i njohur mund të marrë emrin e Ronaldos

Stadiumi i njohur mund të marrë emrin e Ronaldos

Sportingu mund t’i vendosë emrin stadiumit “Cristiano Ronaldo” pas tërheqjes së tij nga futbolli. Ylli i Juventusit ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe hodhi hapat e parë drejt majës së botës. Ai luajti për herë të parë me skuadrën portugeze në sezonin 2002-03, ndërsa më pas u ble nga Manchester United.

“Ka një teori që mund të ndryshojë emri dhe t’i vendosim atë të Ronaldos. Do të ishim krenar. Cristiano është dhe ka qenë gjithmonë një nga simbolet më të mëdhenj të historisë së klubit tonë. Cristiano është lojtari portugez më i mirë i të gjitha kohërave dhe një nga më të mirët e historisë. Ne mbajmë fotot e tij në muret e Akademisë që të ndihmojmë brezin e ri të jenë të fokusuar, të punojnë me pasion, sakrifikojnë dhe të rriten me disiplinë”, -tha presidenti Frederico Varandas.