Ashtu si në jetë, edhe vdekja e James Gustav Le Mesurier është tejet e mistershme.
Trupi i pajetë i ish-agjentit të shërbimeve sekrete britanike u gjet gjatë natës në Stamboll, jo larg banesës ku banonte prej kohësh.
Le Mesurier, i cili kishte themeluar një NGO me emër “Mayday Rescue” me seli në Amsterdam dhe pikërisht në qytetin turk, ishte i financuar edhe nga OKB për të trajnuar në Siri disa vullnetarë të quajtur “White Helmets” (Helmetat e Bardha).
Qeveria siriane por edhe Rusia dhe Irani prej kohësh akuzonin britanikun si një spiun aktiv që fshihej pas vullnetarizmit.
“Helmetat e Bardha” prej vitesh kanë si objektiv ndihmën e viktimave të bombardimeve, aktivitet për të cilin mbretëresha Elizabeta II i ka dhënë Le Mesurier titullin kalorës.