Erling Haaland nuk buzëqesh dot pas çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve. Manchester City u argëtua në Madrid, zhvilloi një ndeshje spektakolare, e mbyllur 3-3, por qendërsulmuesi norvegjez nuk shkëlqeu.
Krejt e kundërta, u “zhduk” nga radarët, nuk la asnjë gjurmë në një ndeshje epike, të madhe. Mbrëmje e vështirë për të, me ish-lojtarin e Romës, Rudiger, perfekt në markimin e norvegjezit. Shumë pak topa të prekur, vetëm 20 të tillë, me një tjetër statistikë negative: vetëm 4 pasime të përfunduara saktë prej tij. Konfirmim i mëtejshëm i një mbrëmjeje komplekse.
Haaland u shfaq i izoluar dhe jo shumë i përfshirë në lojë. Pothuajse asnjëherë i rrezikshëm dhe shpesh me kokën ulur. Më pas, në pjesën e parë, arbitri e goditi në mënyrë të pavullnetshme në fytyrë me shpinën e dorës së hapur, teksa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes me kokën ulur.
Kryesori i ndeshjes i kërkoi menjëherë falje, Haaland reagoi me një grimasë shqetësimi. Nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë në “Bernabeu”, në të gjitha kuptimet.
Sipas mediave të huaja, hapi i fundit që Haaland të bëhet numri 1 është të ndikojë edhe në ndeshjet e këtij kalibri.
Paraqitja e tij mbrëmë të kujton edhe atë bërë vitin e kaluar po kundër Real Madrid në gjysmëfinale e Champions League dhe atë kundër Interit në finale.
Erling Haaland është një makinë golash (dhe kjo nuk është pak), por duhet të mësojë të jetë vendimtar edhe në ndeshjet e mëdha.
Erling Haaland në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City:
20 prekje
1 goditje
0 marrje
Haaland humbi posedimin në 7 nga 20 prekjet e tij (35%), shifra më e larta në skuadër, dhe gaboi 3 nga 9 pasimet e tij.
Ylli norvegjez u neutralizua nga mbrojtja e Real Madridit.