Aktualitet Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçar në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçar në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Policia bën të ditur se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur 17-vjeçar.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e kësaj plagosjeje, momentalisht nuk dihen.