Juventusi fitoi të shtunën titullin e tetë radhazi, duke vendosur jo vetëm një rekord italian, por edhe rekordin absolut në Europë, nëse flasim vetëm për pesë ligat më të mëdha të kontinentit. Me suksesin e së shtunës, “Zonja e Vjetër” përmirëson rekordin e Lionit, që fitoi 7 tituj radhazi në Francës mes viteve 2001-2008.
– Juventusi fitoi titullin e tetë radhazi pesë javë nga fundi i kampionatit. Asnjë skuadër nuk ka mundur që ta bëjë këtë gjë që nga periudha që fitorja vlen 3 pikë (sezoni 1994-1995), por barazon rekordin e Interit 2006-2007.
– Juventusi ka fituar 28 nga 33 ndeshjet e Serisë A deri më tani. Skuadra e Alegrit barazon rekordin e Antonio Kontes më 2013- 2014 (po 28 fitore), por mund ta thyejë bindshëm në pesë javët e mbetura.
– Juventusi ka grumbulluar 87 pikë në 33 ndeshjet e Serisë A aktuale. Të njëjtën kuotë kanë kapur edhe në sezonin 2013- 2014.
– Nga 1 dhjetori 2017 deri më 3 mars 2019, Juventusi nuk humbi asnjë prej 26 transfertave të luajtura, duke vendosur një rekord të ri absolut në Serinë A.
– Juventusi ka grumbulluar 101 pikë në vitin diellor 2018, në Serinë A, duke barazuar rekordin e Torinos së vitit 1948, nëse llogarisim se fitorja në ato vite vlente 3 pikë.
– Juventusi grumbulloi 53 pikë në fazën e parë të këtij kampionati, si asnjë skuadër tjetër në historinë e Serisë A. Juventusi ka fituar 32 ndeshje në kampionat, në vitin diellor 2018. Vetëm bardhezinjtë kishin mundur të bënin më mirë më parë, me 33 fitore, në vitin diellor 2016.
– Juventusi ka humbur vetëm një ndeshje në 2018-ën në Serinë A (kundër Napolit në prill). Asnjë skuadër nuk kishte mundur të bënte më mirë sesa vetë bardhezinjtë, që mbajnë rekordin me zero humbje në vitin diellor 2006.
– Duke mos humbur asnjë ndeshje në transfertë në vitin 2018, ky Juventus i Alegrit është një nga nëntë skuadrat që kanë mundur të bëjnë një arritje të tillë në historinë e Serisë A.