Emri i Kristiano Ronaldos vijon të jetë protagonist edhe jashtë fushave të lojës. Nuk bëhet fjalë për në Angli, ku u kthye te Mançester Junajtid për të luajtur pas viteve të kaluara në Torino me fanellën e Juventusit, por shumë larg gadishullit.
Në Indi, në qytetin perëndimor të Goa është ngritur një statujë e futbollistit portugez. Një nderim për Ronaldon, por që duket se nuk ka rezultuar ashtu siç ishte parashikuar. Monumenti kishte për qëllim të frymëzonte të rinjtë, por deri më tani ajo vetëm ka nxitur një polemikë komunale.
Për kritikët do të ishte më mirë të nderohej një lojtar vendas, edhe sepse shumë anëtarë të kombëtares indiane, asaj të së shkuarës por edhe të tanishmes janë nga ky rajon dhe të tanishëm janë nga Goa.
Gjatë zbulimit të statujës disa njerëz valëvitën flamuj të zi në shenjë proteste. Të tjerë besojnë se është fyese instalimi i statujës pikërisht gjatë festimeve të 60-vjetorit të pavarësisë nga Portugalia, e cila ndodhi 14 vjet pasi pjesa tjetër e Indisë u çlirua nga sundimi britanik.
Por lidhja me Portugalinë mbetet ende e fortë, pasi banorë të këtij shteti kanë të afërm nga vendlindja e Cristiano Ronaldo. Vetë futbollisti nuk ka komentuar vendosjen e statujës së tij apo polemikat që kanë lindur.