Sport Goditja e madhe e verës në sulm, PSG piketon Lewandowskin si pasardhësin...

Goditja e madhe e verës në sulm, PSG piketon Lewandowskin si pasardhësin e Mbappe

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit, atëherë edhe kur i mbaron kontrata me klubin francez. E ardhmja e yllit francez quhet Real Madrid.

23-vjeçari ëndërron prej kohësh të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu”, aty ku e presin me krahë hapur, por Mbappe shpreson të fitojë Champions League me PSG përpara se të largohet.

Drejtuesit e klubit nga Parisi e kanë pranuar faktin që do të humbasin shërbimet e sulmuesit pa fituar asgjë, dhe kanë piketuar pasardhësin e tij.

Mediet franceze shkruajnë se objektivi i madh është Robert Lewandowski, i cili ka kontratë me Bayern Munchen deri në 2023.

Bomberi polak është pjesë e ekipit bavarez prej vitit 2014 dhe nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re në të ardhmen.

PSG është një opsion shumë i mirë, por klubi francez duhet të bindë drejtuesit e Bayernit me një ofertë të parefuzueshme.