Bota Stërvitja më e madhe ajrore ndonjëherë e NATO-s, rrugë më të gjata...

Stërvitja më e madhe ajrore ndonjëherë e NATO-s, rrugë më të gjata në Europë për 300 fluturime në ditë

Stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s që nga themelimi i saj (viti 1949), është në ditën e tretë në qiejt e Europës Qendrore dhe Balltikut dhe po monitorohet jo vetëm nga personat e brendshëm, por edhe nga linjat ajrore, të cilave u duhet të ndryshojnë rrugën e rreth 800 fluturimeve çdo ditë, duke zgjatur kohët e udhëtimit të 300 prej tyre.

Për momentin nuk ka pasur shqetësime për pasagjerët, por testi i vërtetë do të bëhet ditën e premte më datë 16 qershor, dita e pikut të lidhjeve kur mijëra njerëz do të shkojnë në resortet e pushimeve.

Operacionet

“Air Defender 2023” nisi të hënën më 12 qershor: manovrat – që kanë të bëjnë kryesisht me hapësirën ajrore të Gjermanisë – do të përfundojnë më 23 qershor, do të ndalen në fundjavën e 17 dhe 18 qershorit, me pjesëmarrjen e 25 vendeve anëtare të Aleancës Atlantike dhe partnerët e saj, të cilët kanë mobilizuar 10,000 trupa dhe 250 avionë.

Qëllimi i iniciativës është “optimizimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis shteteve pjesëmarrëse” dhe simulon aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, pra mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi kundër një vendi anëtar.

Zonat

Manovrat do të zhvillohen veçanërisht në qiellin gjerman, në Republikën Çeke, në shtetet baltike, në Poloni dhe në Rumani dhe kjo do të përfshijë mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore për avionët civilë dhe dronët për disa orë.

Një dokument nga Eurocontrol – agjencia europiane që mbikëqyr Kontinentin e Vjetër – kujton se kufizimet në aktivitetet tregtare janë parashikuar në tre makro-blloqe: në atë “lindor” (që korrespondon me verilindjen e Gjermanisë) midis orës 10 dhe 14, në “Jug” (jug-perëndim të Gjermanisë) midis orës 13 dhe 17 dhe në “Veri” (veri-perëndim të Gjermanisë) midis orës 16 dhe 20.

Vlerësimet

“Rreth 800 fluturime komerciale në ditë do të duhet të marrin një rrugë tjetër”, vlerëson Eurocontrol në të njëjtin dokument.

Dhe shton se nga këto “300 lidhje, distanca do të zgjatet mesatarisht me 110 kilometra, rreth 7 minuta më shumë udhëtim”.

Në përgjithësi, në skenarin e saj më të keq, agjencia evropiane pret një vonesë mesatare gjatë rrugës midis 150 dhe 180 sekonda.

Në ditën e parë të stërvitjeve, sipas bazës së të dhënave të Eurocontrol, në Europë janë kryer 32,124 fluturime me një vonesë mesatare prej 5 minutash, kryesisht për shkak të motit të keq.

Reagimet

Linjat ajrore, të cilat vijnë nga vite mega-humbjesh për shkak të Covid 19 dhe nga një verë – e kaluara – plot bezdi, nënvizojnë se stërvitjet janë të shenjta, edhe pse mund të krijojnë pak probleme për operimet e tyre.

“As kontrollorët gjermanë të trafikut ajror nuk e dinë ndikimin e vërtetë të këtyre ushtrimeve, sepse ato nuk janë mbajtur kurrë në një mënyrë kaq të madhe”, – tha Carsten Spohr, CEO i grupit të kompanisë “Lufthansa”, gjatë një takimi me disa gazetarë të huaj në Stamboll.

“Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, aeroportet po na japin një dorë. Por dua ta nënvizoj: kjo është për një kauzë të mirë, ne duhet të sigurohemi që Europa të mund të mbrohet nga rreziqet e jashtme”.