Edhe pse në vitin 1967 u ndalua me ligj ushtrimi i pronës private, si në çdo trevë të Shqipërisë, edhe në qytetin e Memaliajt, ishin të shumë rrobaqepësit që punonin privatisht, por në fshehtësi.
Para se të hiqej kjo e drejtë, rrobaqepësja e parë private në Memaliaj, ka qenë Zerda Goga, e cila qepte fustane, funde, bluza, pantallona, çarçafë, perde dhe mbulesa. Të tjera memaliote që qepnin privatë, kanë qenë, Magdhalini Dhepso, Bukurie Peri dhe Mirveti Mustafaraj. Me ndalimin e pronës private në vitin 1967-n, të treja këto rrobaqepëse, iu bashkuan rrobaqepësisë shtetërore, ndërsa Zerda Goga, vazhdoi të qepte në shtëpi, por duke treguar më shumë kujdes.
Të tjerë memaliotë, që kanë punuar pivatishtë janë: Flora Goga, Fatmira Taçi, Marianthi Liti, Urani Malka, Sanie Telhai, Vasillaq Çano (nga Narta), Ollga Qesko, Gjergji Goga, Bato Karafili, Asllan Deshiku, Engjëllushe Feshti, Kundret Hysi, Bexhet Mema, Gjinovefa Strakosha, Edmond Ismailati, Miranda Ndreu, Ndreko Qesko, Shkëlqim Ndreu, Shpresa Telhai, Gjinovefa Strakosha, Fitim Çumani, Çuman Mata, Astrit Elmazi, Qerim Dosti, Ahmet Deshiku, Kujtim Guma, Fulla Lluka, Kiço Todhe, Rula Infandi, Niko Xhelita, Haki Gucaj, Meleqe Gucaj, Fundime Çela, Ylli Çela, Astrit Hamzai, Gëzim Muskaj, Thulla Lluka, Vitori Mamaj, Altin Mamaj, Sokol Mamaj, Marianthi Dine, Sokol Goxharaj, Arta Merdani, Jorgo Cui, Eleni Shehu (nga Dropulli), Naim Telhai, Sazan Hysi, Vezir Dogani, Çlirim Kanani, Edmond Sinodemi, Aleks Sinodemi, Hamit Muçi, Adriatik Kanani, Dashmir Meta dhe Festim Goxharaj. Disa nga këta stilistë, qepnin për burra dhe gra.
Nga duart e të gjithë këtyre mjeshtrave që lartpërmenda, dilnin modele të bukura fustanesh, fundesh, bluzash, këmishash, pantallonash të shkurtra dhe të gjata, xhupa, xhiboksa, kostume verore, …etj. Për më shumë detaje për këto modele, të cilat kishte raste që, jo vetëm i konkurronin ato perëndimore, por edhe të befasonin, do i sjell në një shkrim enkas, duke e titulluar “Moda e memaliotëve”. Për kujtesë, të gjithë rrobaqepësit që punonin në shtetë, punonin edhe privatisht nëpër shtëpitë e tyre, por tregoheshin shumë të kujdesshëm kur pranonin porosit nga klientët e tyre.
Në Memaliaj që ndodhet në kodër, kanë qepur privat këta rrobaqepës: Ganimete Hoxha, Shanie Hoxha, Haxhire Jaupi, Ferdinant Jaupi, Shkëndie Dedgjoni dhe Dritan Meçe.
Tek rrobaqepësve që kanë punuar me qëndisma, fistona dhe gjergjef, janë të mirënjohur në qytet, këta emra: Marianthi Karalliu, Fatmira Dana, Eleni Basho, Jorgji Dhima, Agim Haxhiraj, Irini Nikolla, Servet Kanani, Areti Karalliu, Afërdita Ruka, Bilal Merdani, Donika Kanani, Liri Visha, Shpresa Telhai, Bejeko Hoxha, Engjëllushe Cena (Lushi), Luljeta Ruka, Valentina Kondo (Dulaj), Alketa Lami (Lila), Vera Ruka, Eva Ruka, Shqiponja Ruka, Pranvera Hamzai (Meta), Liri Hamzai, Vasilika Cui, Areti Cui, Konstandina Cui, …etj. Të gjithë këta mjeshtra, qepnim paje nusesh, duke filluar nga çentrot, mbulesa tavolinash, perde, mbulesa divanësh, krevatësh dhe kolltuqesh, çarçafë, …etj.
Tek mjeshtrit që kanë qëndisur me age, janë: Mjaftoni Mala, Lavdije Hyseni (Çela), Vladimir Mala, Servet Kanani, …etj, punonin gjithashtu mbulesa krevatësh, kolltuqesh, perdhesh, këllëf jastëkësh dekorativë që mbaheshin mbi divanë dhe krevate, ,..etj. Të gjithë këta duarartë, punonin aq bukur, saqë krijimet dhe punimet e tyre, dukeshin si piktura të fabrikuara dhe në shumë raste edhe si lule origjinale të marra nga ndonjë copë lëndine.
E kam shumë të vështirë, të ndalem tek emra të veçantë stilistësh, të cilët ishin shumë të talentuar, pasi për etikë, dua të ndihen që të gjithë mirë dhe aq më shumë unë, si njëri prej tyre dhe autori i këtij shkrimi dokumentar.
Tek një shkrim ku do përmbledh kujtimet e mia për këtë profesion, i cili do të bëhet pjesë e një botimi personal, padyshim që aty; përveç sakrificave, frikës, mijëra orëve pagjumë, kilometrave me copa basmash, kadifesh, teritalesh, doqesh, xhinsesh dhe tegela, do t’i përmend edhe emrat e atyre stilistëve dhe modelistëve që unë i kam vlerësuar për talentin dhe guximin e tyre edhe pse jetonim në një qytet të vogël, shtet me sistem të diktuar dhe të izoluar.
Në mbyllje të shkrimit, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, për të gjithë këta stilistë, të cilët me talentin, punën dhe guximin e tyre, kanë ndikuar shumë në formimin dhe forcimin e një mentaliteti pro perëndimor, që binte ndesh me politikat e atij regjimi, të cilin e çonte drejtë rrënimit.
Edmond Ismailati
Maj 2022