Një studente infermierie për të mbuluar shpenzimet e saj ka treguar se ka nisur të kërcejë në klubet e striptizmit gjatë fundjavës duke fituar 2500 paund në natë.
Në një rrëfim për BCC, Ellen thotë se shpenzimet e tepërta që kishte dhe dëshira për të bërë disa operacione plastike në fytyrë e shtynë atë në një punë të tillë.
Nëna e saj kishte dëgjuar se si studentët e mjekësisë po fitonin para duke u zhveshur në klubet e natës duke ia sugjeruar të bijës, e cila tashmë thotë se e ndihet shumë mirë dhe madje se në këtë punë ka njohur miq dhe partnerin e saj.
24-vjeçarja u njoh me Si në klubin e striptizmit dhe më pas u martua me të, duke u bërë njerka e dy fëmijëve të tij.
“Ne paguhemi për të bërë një kërcim me të brendshme dhe një topless, ndërsa nëse unë shoqëroj në dhomë ndonjë nga klientët, mund të fitoj deri në 5 mijë paund. Kështu i bëjmë paratë ne”, shprehet britanikja duke mos u shqetësuar aspak nga paragjykimet.
“Kjo punë me jep mundësinë që jo vetëm të jetoj mirë por edhe të mbledh para, ndërsa nëse do të punoja si infermiere… nuk do mund të mblidhja aspak”.