Sport Juventus përmbys Atalantën në tetë minuta

Juventus përmbys Atalantën në tetë minuta

Juventusi ka kaluar me sukses, por jo pa vështirësi një tjetër test të rëndësishëm në Serie A, sfidën në Bergamo kundër Atalantës.

Kampionët  e Italisë përmbysën me rezultatin 1-3 Atalantën, pasi zikaltrit kishin kaluar në avantazh në minutën e 56-të me Gosens.

Në pjesën e parë, Atalanta kishte humbur edhe një penallti me Barroë, që goditi traversën, por Juventusi përmbysi gjithçka në minutat finale të sfidës, ku Higuain u shndërrua edhe një herë në protagonist me dy gola në minutat 74 dhe 82,  fitore e kurorëzuar më pas me golin në sekondat e fundit të Dybala.

Me fitoren e sotme, Juventus mbetet gjithmonë në vendin e parë me 35 pikë.