Barbara Doda, studentja shqiptare që studion në Kinë, tregoi nga eksperienca që kaloi i pari vendi kinez se bashkëkombësit e saj nuk po e marrin seriozisht situatën. Ajo u bëri apel të rinjve në emisionin “Opinion” që të mos dalin në kafene, pasi edhe pse ata nuk janë të rrezikuar mund të jenë mbartës të sëmundjes duke infektuar prindërit dhe gjyshërit e tyre.
“Nëse shqiptarët nuk e kanë kuptuar sa serioze është gjendja dhe sa e nevojshme është që të marrin masa për veten e tyre, duhet të kenë të qartë diçka: Ndoshta virusi si sëmundje nuk do t’i prekë të gjithë, por kjo që po ndodh me Covid-19 do të na infektojë të gjithëve nga pak. Sepse kjo nuk prek vetëm shëndetin, prek ekonominë, politikën, turizmin, arsimin. Njerëzit duhet të kuptojnë që ai qëndrimi në shtëpi, që disa e kanë luks, se mjekët nuk e kanë, duhet të qëndrojnë brenda dhe të kujdesen për veten e tyre. Sa më shpejt të mbyllet ky rast aq më shpejt do t’i kthehemi jetës normale”, tha studentja.