Një studim i ri sugjeron se me mijëra jetë të humbura çdo vit për shkak të valëve të nxehta mund të parandalohen duke lyer çatitë e shtëpive me të bardhë.
Qytetet mund të ngrohen me një shtesë prej 9 °C në krahasim me zonat përreth, një efekt i quajtur “ishulli i ngrohjes urbane”.
Por lyerja e çative të shtëpive me ngjyra të cilat pasqyrojnë ngrohjen përsëri në hapësirë, mund ti mbajnë ndërtesat ndjeshëm më të freskëta, ka zbuluar hulumtimi.
Rreth gjysma e vdekjeve gjatë valëve të nxehtësisë, kryesisht të moshuar, mendohet të shkaktohen nga nxehtësia shtesë në qytete. Studimi i Universitetit të Oksfordit tha se efekti i “ishullit të ngrohjes” është shkaktuar pjesërisht nga mungesa e lagështisë dhe bimësisë në qytete krahasuar me peizazhet rurale, dhe për shkak se materialet ndërtimore urbane ruajnë nxehtësi.
Studimi sugjeroi që aplikimi i çative në ngjyra reflektuese mund të reduktojë temperaturat e pikut të ditës deri në 3c gjatë një vale të nxehtë. Për të arritur këtë reduktim do të duhej që rreth gjysma e ndërtesave tregtare dhe industriale në qytet të lyenin me të bardhë çatitë e tyre. Ky reduktim i temperaturës potencialisht mund të kompensojë rreth 25 përqind të vdekshmërisë së lidhur me ngrohjen urbane gjatë një vale të nxehtë. Aplikuar në mbarë botën ajo do të çonte në uljen e mijëra vdekjeve, sugjeron hulumtimi.