Politika Zgjedhje pa opozitën? Pollo: Do zoti dhe Rama i thërret mendjes

Zgjedhje pa opozitën? Pollo: Do zoti dhe Rama i thërret mendjes

Në një kohë kur opozita dogji mandatet parlamentare dhe vijon protestat prej dy muajsh, maxhoranca vijon të mos shfaqë asnjë shenjë reflektimi. Gjithashtu, shumica ka paralajmëruar se nuk do tërhiqet nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pavarësisht qëndrimeve të opozitës për bojkot, pasi kushti për zgjedhjet e ardhshme në vend mbetet largimi i Edi Ramës dhe formimi i një qeverie tranzitore.

Përballë këtyre zhvillimeve, ish-deputeti i PD, Genc Pollo, këshillon kryeministrin Edi Rama që t’i thërrasë mendjes edhe për të mirën e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se qytetarët të cilët janë ngritur në protestë presin ndryshime politike thelbësore gjë e cila sipas tij u dëshmua edhe në protestën e djeshme.

Reagimi i Pollos
Protesta popullore e djeshme ishte më masive se të mëparshmet. Njerëzit që takova në bulevard edhe më te vendosur për të vazhduar deri në një ndryshim politik domethënës. Strategjia e Edi Ramës që përmes injorimit të opozitës e të protestës popullore, hokave me “opozitën” lefteriste në Kuvend, shkurajimit të shoqërisë përmes propagandistëve të tij shqipfolës ose jo DËSHTOI!

Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore dhe të mbajë e nxisë përkrahjen popullore për të. Edhe më të fadaksurit në enturazhin e Ramës e dinë se kështu nuk mund të shkojnë drejt qershorit. Do Zoti i thërresin mëndjes. Edhe për të mirën e tyre.