Një miliard vite nga tani Toka do të mbetet oksigjen. Një studim i financuar nga NASA ka dalë në konkluzionin se planeti Tokë do të mbetet pa oksigjen, ndërsa Dielli do të “plaket” dhe do të lëshojë akoma më shumë nxehtësi.
Kjo do të bëjë që bimët të mos kenë më mundësi për të krijuar oksigjen përmes procesit të fotosintezës. Edhe kafshët do të zhduken sepse nuk do të jenë në gjendje të përshtaten me ndryshimet e atmosferës.
Studimi është bërë nga Chris Reinhard nga SHBA dhe Kazumi Ozaki nga Universiteti i Tokios. Këto rezultate janë botuar në revistën Nature Geoscience dhe studimi është kryer si pjesë e programit NexSS të agjencisë hapësinore të NASA.
Sipas këtij studimi, ky proces 10 mijëvjeçar do ta kthente Tokën pas në kohën kur nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm. Dy shkencëtarët shpjeguan se shtresa e ozonit, që përbëhet nga oksigjeni dhe na mbron nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, do të zhdukej tërësisht, çka do të shkaktonte edhe eliminimin e jetës ujore dhe asaj mbi tokë.
2 miliardë vjet më parë, nuk kishte oksigjen në atmosferën e Tokës. Për herë të parë, oksigjeni u shfaq në nivele të ulëta kur u lëshua nga algat e gjelbërta.