Miliona vetëtima mund të kenë nisur jetën në Tokë, sipas një studimi të ri. Një nga përbërësit kryesorë për të cilën ka nevojë jeta është fosfori dhe sasia e madhe e vetëtimave që goditën në planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të kenë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.
“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në Tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.
Studimi u publikua të martën e kaluar, në revistën “Nature Communications”.
Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë Tokës elementët e duhur për të nisur jeta në planetin tonë.