Një medikament që ndalon HIV-in nga infektimi i trupit është dëshmuar të jetë një trajtim parandalues shumë efektiv, ka konfirmuar një studim, sipas BBC.
Gjetjet e studimeve mbi 24 000 njerëz që e morën atë nëpër Angli u përshkruan si “siguruese”.
Mijëra njerëz tashmë po marrin PrEP përmes klinikave.
Organizata bamirëse për HIV-in ”Terrence Higgins Trust” dëshiron qasje më të lehtë në këtë ilaç, pasi shumë njerëz, përfshirë gratë, nuk e dinë se ekziston.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), e cila kreu studimin tha se ”ishte studimi më i madh ndonjëherë në botën reale në llojin e vet”.
Financuar nga NHS England, ai u krye në 157 klinika të shëndetit seksual në të gjithë Anglinë midis tetorit 2017 dhe korrikut 2020.
Studimi zbuloi përdorimin e PrEP, i njohur gjithashtu si profilaksia para ekspozimit zvogëloi shanset për t’u prekur nga HIV me rreth 86% kur përdoret në jetën e përditshme.
Studimet klinike kanë sugjeruar që ilaçi është 99% efektiv.
“Ky studim ka demonstruar më tej efektivitetin e PrEP në parandalimin e transmetimit të HIV-it dhe demonstroi, për herë të parë, efektin mbrojtës të raportuar nga studimet e mëparshme, por në shkallë të gjerë dhe të ofruara përmes shërbimeve rutinë të shëndetit seksual në Angli”, theksoi John Saunders, autor i studimit.