Aktualitet Tre vende vakante në SPAK, ja kush janë 7 kandidatët në garë

Tre vende vakante në SPAK, ja kush janë 7 kandidatët në garë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar kandidaturat për garën e tre vendeve vakante në SPAK për fazën e intervistave, fazë e cila finalizon vlerësimin për përzgjedhjen e 3 prokurorëve nga 7 që kandidojnë.

Pas shpalljes së vendeve vakante në 28 Shtator, KLP përmbylli fazën e aplikimit ku u regjistruan 7 kandidatë:

1- Albert Kuliçaj

2- Olsi Dado

3- Kreshnik Ajazi

4- Bledar Maksuti

5- Anita Jella

6- Ndini Tavani

7-Sonila Muhametaj

Sipas njoftimit, prokurorët kandidatë do të intervistohen në datën 7 Dhjetor nga KLP dhe OPDAT, dy organe të cilat do të vlerësojnë konkurrentët.

Intervistat e kandidatëve do të regjistrohen me video dhe audio, ku do të zgjasin jo më shumë se 30 minuta.