Extra Studimi interesant: Emri dhe mbiemri kanë ndikim të madh në karrierën tuaj

Studimi interesant: Emri dhe mbiemri kanë ndikim të madh në karrierën tuaj

Sipas një studimi amerikan thuhet se më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, ka një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar. Ndërkohë personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më tepër vështirësi për t’u punësuar.

Kërkuesit kanë studiuar me kujdes lidhjen e inicialeve të emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë, ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit, janë më të prirë për blerje pa kontroll.

Ky është përfundimi i “Economics of Education Review”, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës e rasteve për të arritur një qëllim, shkruan “The Independent’.