Masat shtrënguese të vendosura nga shumë vende të Europës për të penguar përhapjen e koronavirusit iu shpëtuan jetën 59 mijë personave. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kolegjit “Imperial” në Londër.
Ekipi i kërkuesve vlerësoi se masat e forta të marra nga disa vende europiane, ku u mbyllën shkollat, lokalet, palestrat, qendrat tregtare dhe u vendosën rregulla për distancimin social bëri që impakti i përhapjes së Covid-19 të ulej ndjeshëm.
Duke përdorur përvojat e vendeve ku epidemia është përhapur më shumë si Italia dhe Spanja, studimi krahasoi nivelet aktuale të vdekshmërisë me një vlerësim të asaj që do të kishte ndodhur pa masa të tilla shtrënguese.