Të rehatohesh për vaktin e darkës, në orë të vona, është gjithnjë një mënyrë e mirë për të mbyllur ditën.
Veçse sigurohuni që ky vakt të mos jetë më i rëndë se gjithçka tjetër keni konsumuar gjatë ditës. Sipas një studimi të shoqatës amerikane për sëmundjet e zemrës, femrat që konsumojnë në mbrëmje më shumë nga sa kanë konsumuar gjatë ditës, rrezikojnë të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me ato femra që nuk e konsumojnë këtë vakt.
Studimi është realizuar mbi një grup femrash, për një vit rresht. Sipas kërkimit, femrat që konsumojnë darkën pas orës 6 të pasdites, rrezikohen më shumë të preken nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me ato që për herë të fundit hanë deri në orën 16:00. Në qoftë se rrisni kaloritë, qoftë edhe me vetëm 1% pas orës 18 të mbrëmjes, automatikisht rrisni presionin e gjakut.
Sipas ekspertëve të shëndetit, ka një lidhje jashtëzakonisht të fortë mes dietës me orar dhe faktorëve që rrisin rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.