Rreth 60% e atyre që vdiqën nga COVID-19 në të gjithë botën ishin burra, ka pohuar një studim.
Studiuesit e Universitetit Yale, duke u përpjekur të gjejnë një shpjegim biologjik për këtë ndarje, kanë zbuluar se gratë mund të kenë një reagim më të mirë imunitar ndaj virusit.
“Tani kemi të dhëna të qarta që sugjerojnë se sjellja imunitare në pacientët COVID-19 është dukshëm i ndryshëm midis gjinive dhe se këto ndryshime mund të nënvizojnë ndjeshmërinë e rritur të sëmundjes tek burrat”, – shpjegoi profesori i Imunobiologjisë, Akiko Iwasaki.
Studiuesit grumbulluan mostra të pështymës së hundës dhe të gjakut dhe vëzhguan ndryshimet kryesore në sistemin imunitar gjatë fazës së hershme të infeksionit.
Pacientet femra kishin një aktivizim më “të fortë” të të ashtuquajturave qeliza T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që zbulojnë viruset dhe i eliminojnë ato, madje edhe në moshë të vjetër.
Përkundrazi, studimi sugjeroi që përgjigjja e dobët e qelizave T tek burrat çoi në një përkeqësim të sëmundjes.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit thanë se një vaksinë kundër koronavirusit duhet të rrisë përgjigjen e imunitetit të qelizave T në pacientët meshkuj, duke sugjeruar qasje të ndryshme bazuar në seksin e pacientit.
“Studiuesit që garojnë për të zhvilluar trajtime dhe vaksina duhet të marrin në konsideratë strategji të veçanta për gratë dhe burrat, në mënyrë që të gjithë të përfitojnë”, tha drejtuesja e ‘Women’s Health Research’, në Universitetit Yale, Carolyn M. Mazure.