Vaksinimi kundër gripit sezonal përpara vjeshtë-dimrit të ardhshëm mund të jetë edhe më i rëndësishëm, duke pasur parasysh shpërthimin e virusit vdekjeprurës COVID-19.
“Corriere Della Sera” shkruan se “sipas një studimi të botuar së fundmi, kjo nuk kryhet vetëm për të bërë dallimin midis dy infeksioneve, pra gripit sezonal dhe COVID-19, por edhe sepse vaksina vështirëson hyrjen e koronavirusit në mushkëri”.
Kjo mbështetet nga një studim i sapo botuar në ‘The Lancet’ i kryer në Universitetin e Hong Kong-ut.
Studiuesit infektuan disa inde njerëzore in vitro me viruset SARS dhe MERS dhe vëzhguan “mbishfaqjen e receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale. Nëse përsëritet në një mostër më të madhe, kjo mbishfaqje tregon se ekspozimi i vaksinës së gripit mund të përkeqësojë rezultatin e COVID-19.
Mekanizmi
Koronavirusi arrin të depërtojë në qelizën e njeriut përmes proteinës së tij S (proteina spike). Kjo proteinë vepron si një “çelës” sepse është në gjendje të hapë një bllokim, që përfaqësohet nga një proteinë tjetër e pranishme në qelizat e njeriut, e quajtur receptori ACE2, i njëjti receptor i përdorur më parë nga virusi SARS. Niveli i lartë i ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund ta lehtësojë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit në trupin e njeriut.
Tashmë kemi pasur dy arsye të mira për t’u vaksinuar kundër gripit: së pari, të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht është një problem, sepse një person tashmë mund të dobësohet nga virusi i gripit kur infektohet me SARS-CoV2; së dyti, sepse dy viruse që bashkëpërshkojnë krijojnë dyshime nga pikëpamja diagnostikuese dhe nga rruga që duhet të ndjekë individi se nëse duhet apo jo të shtrohet në spital.