Dy ndeshje me dyer të mbyllura dhe një të tretë me ndalimin e hyrjes në stadium për tifozët ultras: është ky sanksioni për Inter vendosur nga gjykatësi sportive, Gerardo Mastrandrea, për “koret raciste e territoriale në ndeshjen me Napoli”. Inter do të luajë me dyer të mbyllura ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Benevento në 13 janar dhe atë kundër Sassuolo me rifillimin e kampionatit në 19 janar.
Në motivacion shkruhet që klubi zikaltër është sanksionuar për “koret dhe fyerjet territoriale, gjatë gjithë ndeshjes, kundër mbështetësve të skuadrës kundërshtare” e në të njëjtën kohë “për koret denigruese dhe raciste” drejtuar mbrojtësit të Napolit Kalidou Koulibaly.
DT NDESHJE PEZULLIM PËR INSIGNE E KOULIBALY
Insigne u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 48′ të pjesës së dytë për etiketimin me një epitet të rëndë ndaj arbitrit të ndeshjes, sanksion që agravohet duke qenë se është kapiten”. Koulibaly, është ndëshkuar për “sjellje jo korrekte ndaj një kundërshtari dhe një duartrokitje ironike ndaj arbitrit të ndeshjes.
NJË NDESHJE PEZULLIM PËR 8 LOJTARË, GJOBITET ALLEGRI
Përvec Insigne e Koulibaly e Rode Krunic të Empolit (dy ndeshje) janë skualifikuar për një ndeshje edhe tetë lojtarë në Serie A. Bëhet fjalë për Rodrigo Colman Bentancur (Juve), Vitor Franchescoli (Fiorentina), Joachim Chris Andersen (Sampdoria), Marcelo Brozovic (Inter), Rodrigo De Paul (Udinese), Giovanni Di Lorenzo (Empoli), Gianmarco Ferrari (Sassuolo) e Gerson Santos Da Silva. Për sa i përket trajnerëve, gjykatësi sportiv ka gjobitur me 10.000 euro trajnerin e Juventus Massimiliano Allegri “për deklaratat e dhëna në përfundim të ndeshjes me Atalantën.