Suedia, shteti që ka miratuar më pak kufizime sesa vendet e tjera europiane, ka tejkaluar shifrën prej 10 000 rastesh me koronavirus, sipas të dhënave zyrtare.
Sipas autoriteteve suedeze të kujdesit shëndetësor, gjithsej janë regjistruar 887 viktima nga COVID-19.
Shifrat e Suedisë janë më të lartat në Skandinavi, por vendi ka popullsi më të madhe se fqinjët.
Numri i të vdekurve në Suedi është shumë më i lartë sesa në vendet fqinje si Danimarka (247) dhe Norvegjia (113) që futën kufizimet në muajin mars.
Qeveria suedeze i ka mbajtur të hapura restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Gjithashtu lejohen grumbullimet deri në 50 persona.