Shëndet Zbulohet mekanizmi si shumëfishohet koronavirusi, shpresë për ilaçet e reja

Zbulohet mekanizmi si shumëfishohet koronavirusi, shpresë për ilaçet e reja

Struktura e motorit molekular që lejon shumëzimin e virusit SarsCoV2 tashmë ka një përshkrim. Rezultati, i botuar në Science, e bën më të lehtë gjetjen dhe përcaktimin e ilaçeve të synuara kundër Covid-19.

Motori që shumëfishon është enzima polimeraza nsp12, e njëjta me antiviralin Remdesivir, i përdorur kundër koronavirusit të ri, por i lindur si një armë kundër Ebolës.

Autori i hulumtimit është grupi i Yan Gao, i Universitetit Tsinghua të Pekinit.

Nga njëra anë, autorët e hulumtimit, duke e ditur strukturën e enzimës do të bëjnë të mundur verifikimin nëse Remdesivir është në gjendje të bllokojë në mënyrë të përsëritur replikimin e virusit SarsCoV2; nga ana tjetër, do të shpejtojë hulumtimin mbi ilaçet e reja specifike antivirale, të krijuara për të luftuar Covid-19, të cilat janë thelbësore për të frenuar pandeminë.

Deri më tani, është zbuluar struktura e armës së saj kryesore, proteina Spike dhe e një pjese të kësaj të fundit të quajtur Rbd, e cila lidhet me portën e virusit në qelizë, receptorin Ace2. Me këtë rezultat të ri, dihet edhe struktura e enzimës që lejon koronavirusin e ri të kopjojë materialin e tij gjenetik, ARN, dhe të shumëfishohet.

Nga njëra anë, autorët e shënimit të hulumtimit, duke e ditur strukturën e enzimës do të bëjnë të mundur verifikimin nëse Remdesivir është në gjendje të bllokojë në mënyrë të përsëritur replikimin e virusit SarsCoV2; nga ana tjetër, do të shpejtojë hulumtimin mbi ilaçet e reja specifike antivirale, të dizajnuara për të luftuar Covid-19, të cilat janë thelbësore për të frenuar pandeminë.