Politika Sulmet kibernetike nga Irani, Yuri Kim takohet me ministrin Niko Peleshi

Sulmet kibernetike nga Irani, Yuri Kim takohet me ministrin Niko Peleshi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka barë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se është takuar këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ambasada thekson se në takim është diskutuar bashkëpunimi në fushë e mbrojtjes, veçanërisht rritja e mbrojtjes kibernetike.

Yuri Kim ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër se SHBA dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

“Do të mbështesim fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.