Bota Sulmi i Iranit/ Izraeli: Nuk ka mbaruar ende, të përgatitemi për çdo...

Sulmi i Iranit/ Izraeli: Nuk ka mbaruar ende, të përgatitemi për çdo skenar

Ushtria izraelite ka deklaruar se 99% e breshërisë së raketave dhe dronëve që synuan sulmimin e territorit të Izraelit nga Irani gjatë natës u kapën pa goditur objektivat e tyre me ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant ka thënë se janë shkaktuar shumë pak dëme si pasojë e sulmi të Iranit, teksa ka shtuar se asgjë nuk ka përfunduar ende duke shtuar se duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të përgatitur për çdo skenar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkruar në rrjetet sociale se ata do të fitojnë, ndërsa presidenti i vendit Isaac Herzog vlerësoi forcat mbrojtëse izraelite dhe tha se e mira do të kapërcejë forcat e së keqes.

Ky ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, duke përfshirë më shumë se 300 dronë dhe raketa. Irani thotë se sulmi i arriti të gjitha objektivat e tij dhe ishte në përgjigje të një sulmi që vrau komandantët iranianë në Damask më 1 Prill.

Gjatë ditës së sotme, Irani përsëriti paralajmërimin e tij kundërhakmarrjes së Izraelit duke thënë se kjo do të çonte në veprime edhe më të rënda. Ndërkohë, SHBA ka thirrur një takim të liderëve të G7 për të bashkërenduar përgjigjen e tyre ndaj sulmit.