Aktualitet Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit në Shkodër, reagon PD

Sulmi me eksploziv ndaj biznesit të Xhemal Bushatit në Shkodër, reagon PD

Gjatë natës biznesit të kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati iu vendos lëndë plasëse. Për pasojë u raportuan dëme materiale.

Partia Demokratike dënon sulmin ndaj pronës së Bushatit, ndërsa thekson se nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Gjithashtu PD u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Reagimi i PD

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!