Politika Sulmi ndaj Berishës, reagon Basha: E dënoj ashpërsisht, të zbardhet ngjarja

Sulmi ndaj Berishës, reagon Basha: E dënoj ashpërsisht, të zbardhet ngjarja

Pas sulmit ndaj ish-kryeministrit Lulzim Basha, ka reaguar edhe ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i ka shprehur solidaritet ndaj “kundërshtarit” politik  brenda partisë, me të cilin u përball muaj më parë.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje”, shkruan Basha në Twitter.

Sipas Bashës, “dhuna është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”.