Kryesore Goditja ndaj Berishës, reagon ambasada e SHBA: U skandalizuam, autoritetet ta hetojnë...

Goditja ndaj Berishës, reagon ambasada e SHBA: U skandalizuam, autoritetet ta hetojnë plotësisht

Pasi u godit me grusht, Berisha me çarje në hundë dhe mollëz

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për sulmin fizik të ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane e ka dënuar rastin dhe thekson se askush nuk duhet dhunuar për shkak se ushtron lirinë e fjalës.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, thuhet në reagimin e zyrtarit të ambasadës së SHBA.