Në Paris ka nisur gjyqi më i madh kriminal kundër terroristëve për sulmin e vitit 2015. 20 persona akuzohen për vrasjen e 130 qytetarëve që ndodheshin në restorante, bare, por edhe në koncertin e Bataclan dhe në një stadium futbolli.
14 prej të akuzuarve do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, e ndërtuar posaçërisht për këtë çështje. 11 prej tyre janë në paraburgim dhe do të ulen në bankën e të akuzuarve, tre të tjerët janë ende të lirë, ndërsa gjashtë të tjerët do të gjykohen në mungesë.
Sulmet e koordinuara terroriste të kryera nga Shteti Islamik në kryeqytetin francez ndodhën në 13 nëntor 2015. Sulmet u pasuan me një sërë ndryshimesh ligjore sa i përket terrorizmit. Familjet e viktimave dhe të mbijetuarit do të mund të ndjekin procedurat nga distanca.
Gjyqi do të vazhdojë deri vitin e ardhshëm dhe më 25 maj shpresohet të jepet vendimi përfundimtar.